Nëse do të pyesje Vikena Kamenicën se kush është personazhi që ajo nuk do ta refuzonte asnjëherë ta këndonte edhe pas dhjetëra herësh, ajo është “Carmen”.

Lidhja e mezzo-sopranos me personazhin të dalë nga novela e shkrimtarit francez Prosper Merimee e që më pas vepra e tij do të shërbente si libret me të cilin Georges Bizet krijoi një operat më të famshme, nis një dekadë më parë e që në atë kohë Carmeni shqiptar identifikohet me portretin e zërin e Vikena Kamenicës.

10 vite të kaluara në skenën e Operas dhe Baletit, mezzo-sopranoja që në kurikulimin e saj numëron me dhjetëra personazhe të historisë së operas, thotë:

 “Duhet patjetër të organizosh forcën, fuqinë dhe gjendjen tënde emocionale… Marrëdhënia me partnerin në këtë vepër është e fortë, është shumë pasionale, sepse flitet për dashuri, urrejtje, xhelozi”.

Arsye që edhe regjisori Gëzim Myshketa në ri-ngjitjen e “Carmen”, protagonisten kryesore ia besoi Vikena Kamenicës që ende pa u konkretizuar projekti.

Peshën e përgjegjësi thotë që e ndjen. Sigurinë e gjen te pjekuria në teknikën e të kënduarit dhe interpretuarit.

Historia e dashurisë së Carmen, ciganes më provokuese në Spanjën e 1820, zhvillohet në katër akte. Nga 30 Janari ajo do të rrëfehet në Pallatin e Kongreseve, ku është angazhuar thuajse e gjithë trupa e Operas dhe Baletit, me artistë të thirrur edhe nga jashtë e që ende pa nisur nga regjisori dhe gjithë protagonistë është lakuar nga si shfaqja e vitit.

Tv Klan