Shfaqja bën bashkë 200 artistë
Carmina Burana, rikthehet në skenën e Teatrit të Operas pas një viti, por kësaj radhe me baletin që plotëson gjithë shfaqjen. Me muzikën e fuqishme të kompozitorit gjerman Carl Orff dhe me kolonën identitare “O Furtuna”, do të shkrihen në skenë lëvizjet dhe këndimi që i bëjnë himn dashurisë së vërtetë.
24 poezitë e shkruara gjatë Mesjetës, që flasin për një shumësi emocionesh, do të interpretohen nga solisti Armando Likaj, dhe dy talentet e rinj, Rovena Xhelili dhe Matias Xheli.
Për Carmina Buranën në skenën e Teatrit të Operas bëhen bashkë 200 artistë, për ta rikthyer siç duhet atë që vjet ishte shfaqje ‘sold out’. Carmina Burana si opera-balet është luajtur në skenën e Operas në 2015-n.
Tv Klan