1 miliardë dollarë në Shqipëri. Ky është synimi i investimeve turke në vendin tonë, sipas Ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu gjatë një takimi me anëtarët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi. Ndërsa vlerësoi investimet për

“Air Albania”

dhe aeroportin e Vlorës, Çavusoglu tha se bashkëpunimet tregtare mes dy vendeve do të thellohen.

“Forcojmë marrëdhëniet ekonomike dy palëshe dhe do të punojmë vazhdimisht për thellimin e tyre. Ne kemi marrëdhënie të ngushta me Kryeministrin e Shqipërisë dhe do të rrisim projektet dypalëshe me shtetin shqiptar. Kemi planifikuar të rrisim kapacitetit e tregtisë dy paleshë deri në 1 mld dollarë për zhvillimin e projekteve të rëndësishme në Shqipëri në fusha të ndryshme që ndikojnë direkt tek qytetarët”.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Ministri i Jashtëm turk do të zhvillojë takime edhe me Kryeministrin Edi Rama, homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati, si dhe mjaft personalitete të tjera.

Tv Klan