Një prezantim magjik mund ta quajnë atë të Santi Cazorla te Villarreal. Rikthimi i mesfushorit te skuadra ku nisi karrierën si profesionist ishte një evenimet aq sa drejtuesit vendosën ta kthenin në spektakël. 33-vjeçari doli para tifozëve nga një tub qelqi i mbushur me tym.

Një shfaqje që meritoi edhe duartrokitjet e mijëra të pranishmëve në tribuna. Santi Cazorla më në fund të ketë mundësinë të luajë pas gati 2 vitesh pa zbritur në fushën e lojës.

Një infeksion i rrezikoi këmbën mesfushorit në kohën kur ishte pjesë e Arsenal. Santi Cazorla numëron 241 ndeshje në La Liga në përvojat e tij të mëparshme te Villarreal.

Tv Klan