“Çdo çështje për identitetin është vijë e kuqe”



“Çdo çështje për identitetin është vijë e kuqe”

23:58 21/11/2020

Zaev: Bllokimi bullgar ishte befasi jo e këndshme

Kryeministri I Maqedonisë së Veriut shpreh keqardhje për bllokimin bullgar në BE – është titulli I tekstit të publikuar në agjencinë e lajmeve Frans Press, pas intervistës me Kryeministrin Zoran Zaev.

Kryeministri për AFP-në thotë se fqinji lindor I ka sjellë një befasi jo të këndshme, duke krijuar një revoltë mes qytetarëve që jetojnë në të dy anët e kufirit, por, Zaevi shpreh bindjen se ka mundësi për një hap përpara.

Duke përmendur se ekziston një absurditet në gjithë këtë problem, Kryeministri Zaev potencon se çdo çështje rreth identitetit maqedonas është “linjë e kuqe”.

 “Bllokimi i Bullgarisë për ëndrrat e RMV-së për hyrje në BE, është në kundërshtim me vlerat evropiane të bllokut dhe ka shkaktuar shumë indinjatë tek ne. Çdo çështje e identitetit maqedonas është një “linjë e kuqe”. Kjo është çështje e vetëpërcaktimit që është në zemrën e projektit evropian

Bullgaria ka akuzuar Maqedoninë për vjedhjen e historisë së saj dhe në veçanti është e shqetësuar për shkak të mungesës së progresit në komisionin e përbashkët që përpiqej të arrijë marrëveshje për një narativ të përbashkët nëpër librat shkollor – thuhet mes tjerash në tekstin e Agjencisë së Lajmeve Frans Press.

Sipas Zaevit, çështjet e këtilla duhet të jenë punë e historianëve, por me rëndësi është – siç thotë në intervistë, që të potencohen edhe marrëveshjet që Komisioni I ka arritur në disa fusha.

Klan Macedonia




Të ngjashme