Pikat e forta dhe të dobëta të Shqipërisë në turizëm. Kjo ishte tema që u ndal emisioni “Opinion”  këtë të enjte në Tv Klan.

Nga studio gazetari Blendi Fevziu i bëri thirrje njerëzve që t’i respektojnë njësoj të gjithë turistët, si ata që vijnë me shumë para, si ata që vijnë me pak.

Sipas tij, nuk i takon shqiptarëve, për shkak të historisë që kemi që të paragjykojmë turistët. Fevziu theksoi se secili prej tyre që vjen këtu harxhon para.

“Dëgjo se kam dëgjuar shumë që thonë jo po i kemi turistët që nuk konsumojnë. Çdo turist një herë vjen me euro, nuk vjen për miqësi. Çdo turist konsumon. Çdo turist që është, është pasuri. A vjen me 5 Euro, a vjen me 50 Euro, a vjen me 500 Euro do ta trajtosh njësoj sepse njësoj ta bën dhe pagesën dhe reklamën dhe çdo gjë tjetër.

Për historinë që kemi, për kushtet që kemi, për gjithë ç’kemi kaluar ne nuk na takon të paragjykojmë asnjë turist. Domethënë ne që kemi hipur nëpër anije për të shkuar në vend. Ne që jemi munduar të bëjmë turizëm me 5 Lekë të vogla, me autobusë. Nuk është dinjitoze që të paragjykojmë turistët nëse vijnë me pak Lekë apo me shumë. Me pak, me shumë, janë turistë që vijnë në Shqipëri. Vijnë për kënaqësinë e tyre. Ju paguajnë të gjithëve se nuk vijnë pa lekë. Kështu që respektohen të gjithë njësoj. Ka një lloj bullizmi ndaj turistëve, që thonë ç’i duam këta turistët cheap. Çna i sjellin këta. Na bëjnë pis vendin”, tha Fevziu./tvklan.al