Xhafer Uruçi, i cili u arrestua nga policia italiane pasi vrau bashkëshorten e tij Zenepen, është vetëvrarë në burg. Sipas informacioneve fillestare, 62-vjeçari shqiptar i ka dhënë fund jetës duke varur veten me çarçaf.

Ka qenë një nga policët e burgut në Terni që ka gjetur trupin e pajetë të shqiptarit. Ai ka qenë duke bërë një  kontroll rutinë kur dëgjoi një zhurmë dhe më pas e ka gjetur shqiptarin të varur.

Pas vrasjes së gruas, ai kishte pritur ardhjen e policëve me duart ende të gjakosura.

“Kam gabuar, ç’dobi ka avokati, e kam vrarë”, ka përsëritur ai në komisariat gjatë marrjes në pyetje. Para se të kryente aktin e rëndë autori mësohet se kishte telefonuar edhe djalin e tij 25-vjeçar, i cili në atë kohë ishte në punë.

Pavarësisht përpjekjeve të djalit për të qetësuar të atin, askush nuk mundi të parandalonte ngjarjen e rëndë. Zenepe Uruçi dhunohej prej kohësh nga i shoqi i cili vuante nga xhelozia obsesive, derisa arriti në pikën që vrau gruan dhe më pas edhe veten.

Klan News