Dhuna në protestat e opozitës në Shqipëri shihet me tepër shqetësim në Gjermani. Në një reagim për Deutsche Welle, dy deputetët e grupit parlamentar të CDU/CSU-së, Johan Vadeful, kryesues i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor dhe Kristian Shmid, raportues për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Gjerman dënojnë ashpër dhunën dhe u japin të dyja palëve të njëjtën peshë përgjegjësie.

“Ne i dënojmë ashpër trazirat e dhunshme. E drejta e ligjshme e lirisë së demonstrimit nuk duhet keqpërdorur duke përdorur dhunën. Kjo duhet garantuar nga të dyja palët: Si udhëheqësit politikë

,

edhe organizatorët e demonstratave, ashtu edhe forcat e sigurisë, duke përfshirë edhe Ministrin e Brendshëm, duhet ta sigurojnë këtë. Të dyja palët duhet të kontribuojnë për çtensionim. Por, mjerisht po ndodh e kundërta. Çtensionimi përfshin edhe vetëpërmbajtje në përzgjedhjen e fjalëve! Por kush flet për “luftë”, bën të kundërtën!

Deputetët e partisë kryesore në koalicionin qeverisës të Kancelares Merkel kërkojnë nga palët të ulen në dialog në çtensionimin e situatës, duke ofruar edhe ndërmjetësim.

Qeveria dhe opozita tani duhet të hyjnë në dialog urgjentisht dhe pa asnjë parakusht dhe të jenë të gatshme për kompromise. Të dyja palët janë njësoj përgjegjëse për paqen e brendshme dhe për krijimin e kushteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Ata që nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë menjëherë, janë duke e çuar veten drejt izolimit politik. Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar në kapërcimin e krizës

.

I patolerueshëm për grupimin CDU/CSU është edhe kërcënimi që iu bë në shtëpinë e tij, Ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borshard.

Tv Klan