Presidenti i UEFA ende nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës për ekipet rebele të Superligës europiane

Aleksandër Ceferin rrezikon që të dënohet nga drejtësia spanjolle. Presidenti i UEFA-s ende nuk e ka vënë në zbatim urdhrin e gjykatës së Madridit për të anuluar sanksionet kundër Juventusit, Barcelonës dhe Real Madridit, tri klubet themeluese të Superligës Europiane.

Sipas gazetës spanjolle sportive “AS”, nëse Ceferin nuk do të respektojë urdhrin, drejtësia spanjolle është gati që të ndërhyjë.

Pritet një mbledhje më 28 Shtator për të vendosur penalitetin. Gjykata vendosi që UEFA ka vepruar përtej së drejtës që ka.

Gjykatësi spanjoll Manuel Ruiz specifikoi që institucioni numër 1 i futbollit europian, “promovon hapur praktika që kompromentojnë principin e konkurrencës së lirë në tregun e organizimit të kompeticioneve të futbollit profesionist, në Bashkimin Europian”.

Klan News