Rama: Fjalët i merr era, veprat mbeten

Kreu i UEFA-s Aleksandër Ceferin thotë se Shqipëria është në rrugën e duhur me investimet që po bën në futboll. I ndodhur në Tiranë për inaugurimin e stadiumit “Air Albania”, ai tha se më shumë se sfida me kampionët e botës, rëndësi ka infrastruktura ku zhvillohet takimi.

“Po investoni shumë. Infrastruktura po përmirësohet. Jam i sigurt se rruga juaj është e duhur, dhe nuk e them për diplomaci. Me kaq pasion sa keni, do keni shumë sukses. Unë do të thoja që është stadiumi më i këndshëm në Ballkan. Mund të jetë një nga stadiumet më të rëndësishme në rajon. Nuk do ta krahasoja me Uemblin, sepse nuk ka pikë krahasimi. Krahasimet janë të ndryshme në kontekst dhe rrethana”.

Ndërsa në ceremoninë e organizuar në ambientet e stadiumit, Ceferin tha se ky impiant është i denjë për të pritur një ndeshje ndërkombëtare.

“I pari, ma kërkoi kryeministri faktin që të organizojmë një finale europiane në Shqipëri. Më tej, presidenti Duka. Edhe tre gazetarë më bënë të njëjtën pyetje. Procedurat tona janë transparente, dhe nuk premtoj dot gjë. Por, duke parë këtë infrastrukturë, nuk mendoj se e teproj, po të them se në të ardhmen, me siguri Shqipëria dhe Tirana do presin një finale të madhe”

Ndërsa Kryeministri Edi Rama u ktheu përgjigje kritikëve të projektit. Në të njëjtën linjë ishte edhe kreu i Federatës së Futbollit, Armand Duka.

Më herët Ceferin pa nga afër ambientet e stadiumit dhe muzeun e tij ndërsa u ndal edhe në shtëpinë e re të Federatës që po ngrihet pranë parkut olimpik. Ceferin u prit në Tiranë nga Kryeministri Rama dhe Presidenti Meta që e dekoroi me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Tv Klan