Më 23 Janar pritet të jepet vendim

Arbër Çekaj, i arrestuar për sasinë prej 613 kg kokainë që u kap vitin e kaluar në konteinerët me banane, ka kërkuar përjashtimin e prokurorit Edvin Kondili. Sipas Çekajt, prokurori e akuzon atë vetëm për shkak të mbiemrit Kuliçi dhe origjinës së tij nga Tropoja, pa pasur prova të tjera që e lidhin me trafikun e kokainës.

Përmes avokatëve, ai i ka kërkuar gjykatës që të pezullohet procesi, deri sa të shprehet Këshilli i Lartë i Prokurorisë në lidhje me zëvendësimin e prokurorit të çështjes. Por këto kërkesa u rrëzuan nga togat e zeza.

Nga ana tjetër, prokurori i çështjes është shprehur se nuk ka asgjë personale me Çekajn duke i këshilluar këtij të fundit që të ndjekë procesin deri në fund.

Arbër Çekaj u arrestua në Maj të vitit të kaluar në Gjermani. Ai akuzohet se porositi konteinerët me banane, brenda të cilëve u gjet e fshehur sasia rekord e kokainës. Seanca e radhës do të mbahet më 23 Janar në orën 13:00, ku do të bëhet mbrojtja e avokatëve dhe pritet të jepet edhe vendimi.

Tv Klan