Dyshime për përfshirje në shpërthimin e depos së armëve në 2014

Çekia vendos dëbimin e 18 diplomatëve rusë, të dyshuar se kanë përgjegjësi për shpërthimin e një depoje armatimi në vitin 2014. Mediat vendase shkruajnë se nga hetimet që po kryen për ngjarjen e 7 viteve më parë rezulton se diplomatët rusë të dëbuar kanë lidhje me shërbimin rus të zbulimit ushtarak GRU.

Mes emrave të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje janë edhe dy Ruslan Boshirov and Alexander Petrov, të akuzuar edhe për helmimin me Noviçok e ish-agjentit rus në Britaninë e Madhe Sergei Skripal dhe të bijës Julia në mars të 2018-ës.

Dyshohet se Boshirov dhe Petrov, me identitete të rreme hynë disa ditë para shpërthimit të 16 tetorit 2014 në Çeki dhe u larguan një ditë më pas. Në atë depo ruheshin edhe një arsenal armësh të trafikantit bullgar Emilian Gebrev, i cili dyshohet të ketë qenë në shënjestër të sulmit.

Ai rrezikoi të humbte jetën një vit më vonë në një helmim të dyshuar me një lëndë të ngjashme me Noviçokun. Moska hodhi poshtë akuzat, ndërsa pritet të ndërmarrë kundërmasa të ashpra ndaj Çekisë. 

Tv Klan