Çekia është e gatshme që të lobojë që vendet e Këshillit Europian të votojnë pro çeljes se negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë. Gjatë vizitës në Tiranë, në konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm Genti Cakaj, kreu i diplomacisë çeke Tomáš Petříček thotë se integrimi i vendit tonë dhe i Maqedonisë së Veriut në BE do të thotë stabilitet dhe siguri, jo vetëm për rajonin, por dhe për vetë unionin.

“Besojmë se do të kemi një konsensus për çeljen e negociatave në mbledhjen e Këshillit në Qershor. Kam biseduar me një sërë partneresh dha jam përpjekur që t’jua bej të ditur rëndësinë që ka marrja e një vendimi pozitiv për popujt e këtyre vendeve, sepse ka një mbështetje të konsiderueshme për BE nga popullsia në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëria. Duhen përmbushur dhe premtimet tona. Në aspektin praktik kam përmendur faktin se Shqipëria ka ndërmarrë një sërë reformash, sidomos në gjyqësor dhe se detyrat që i kemi caktuar Shqipërisë për të bërë në pjesën më të madhe janë realizuar, prandaj dhe parakushti për çeljen e negociatave është përmbushur. Do të shkoj në Francë në Prill dhe do të diskutoj dhe me partnerin francez. Kam synim që të krijoj një atmosferë pozitive, në mënyrë që të merret një vendim pozitiv për çeljen e negociatave”.

Por vetë Franca nuk ka ende një qëndrim të prerë për votën e saj në Këshill për Shqipërinë. 2 deputetë francezë nga partia e Presidentit Macron që u takuan me kreun e Grupit Parlamentar Socialist, nuk këtë vendimmarrje sikurse nuk komentojnë situatën politike në vende.

“Në Shqipëri kemi pasur takime edhe me qeverinë dhe me opozitën. Ne e kuptojmë qëndrimin e secilës parti. Për momentin nuk duam të ndërhyjmë në debatin e brendshëm shqiptar. Por unë mendoj që për të pasur sa më shumë sinqeritet në vendimmarrje këtu në Shqipëri, duhet edhe një konsensus nga ana e publikut. Duhet të kemi një lloj sqarimi se si Shqipëria i trajton marrëdhëniet me vendet fqinje. Ne duam të kemi parasysh edhe përpjekjet që bën qeveria shqiptare, sidomos për Reformën në Drejtësi, që është ekzemplare. Kemi nevojë për institucione që funksionojnë. Unë besoj se shqiptarët do të gjejnë zgjidhje për këtë.

Një ditë më parë, Ministri i jashtëm gjerman, Michael Roth në një intervistë dhënë për Deutsche Welle, vlerësoi si të papërgjegjshëm bojkotin e parlamentit opozita.

Tv Klan