Në Kroaci dhe Slloveni zbulohet varianti afrikano-jugor i koronavirusit

Me rreth 20.000 vdekje nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, Republika Çeke shtrëngoi sërish kufizimet, ndërkohë që sistemi spitalor ndodhet në limitet e tij. Numri i infektuarve u rrit brenda 24 orëve me 14,457.

Për shkak të numrit dramatik të infeksioneve nga koronavirusi, Republika Çeke do të kufizojë në mënyrë drastike lirinë e lëvizjes së qytetarëve në të gjithë vendin”, njoftoi ministri i Brendshëm, Jan Hamacek.

Nga e hëna, njerëzit do të lejohen të largohen nga distriktet e tyre vetëm për raste të jashtëzakonshme. Udhëtimet për në punë dhe te mjeku janë të lejuara, por qytetarëve do t’ju kërkohet të japin prova të besueshme.

Kryeministri Andrej Babis paralajmëroi se vendi po shkonte drejt “katastrofës së plotë” në spitale.

Kufizimet e lëvizjes së qytetarëve, përfshirë mbylljen e dyqaneve, u miratuan edhe nga Parlamenti.

Ndërkohë në Kroaci dhe Slloveni janë regjistruar rastet e para të infektimit me variantin afrikanojugor të koronavirusit. Në Kroaci të infektuar me këtë mutacion janë dy persona të kthyer nga Zanzibari.

Në këtë vend shumica e infeksioneve janë shkaktuar nga përhapja e mutacionit britanik.

Një rast i parë i variantit afrikanojugor i virusit është raportuar gjithashtu në Slloveni. I infektuar rezultoi një mjek i kthyer nga Namibia. Autoritetet po zhvillojnë kontrolle edhe për persona të tjerë që ishin së bashku me mjekun në Afrikë.

Klan News