Prej 27 Tetorit shqiptarët mund të paraqesin edhe test ose vaksinë

Çekia ka miratuar njohjen e certifikatës dixhitale të vaksinës anti-Covid që lëshohet nga autoritetet shqiptare. Lajmin e ka beret e ditur Ambasada Shqiptare në Pragë, e cila thotë se personat që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës nuk kanë më detyrimin për të kryer test anti-covid apo të karantinohen.

Gjithashtu prej 27 Tetorit ky shtet ka lehtësuar masat edhe për të pavaksinuarit, pasi ata detyrohen të paraqesin vetëm testin anti-Covid, por nuk duhet të karantinohen më.

Gjithashtu fëmijët nën 12 vjeç përjashtohen edhe nga testi edhe nga detyrimi për plotësimin e Formularit të Mbërritjes së Pasagjerit.

Ndërkohë prej 25 Tetorit ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës në te gjitha mjediset e brendshme, pavarësisht numrit te personave te pranishëm.

Tv Klan