Kryediplomati çek: Pritshmëritë e mia janë të larta

Optimist se Kosova do të marrë dritën jeshile për liberalizimin e vizave është shprehur ministri i Jashtëm çek i cili ka qëndruar të mërkurën në Prishtinë.

Pas takimit me zv.Kryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi, ministri çek u shpreh optimist se do të ketë lëvizje pozitive dhe vendimi politik do të ndodhë gjatë presidencës çeke në Këshillin Evropian por nuk dha afat se kur do të përfundojë edhe procesi teknik.

“Pritshmëritë e mia nga vendimet politike janë të larta. Kam kërkuar nga ministri i Jashtëm i Holandës qëndrimin e tij, por ai ka thënë se do të shohim aspektin teknik dhe shpresoj që përmes kësaj do të kemi lëvizje dhe pastaj do të vendosim për aspektin politik”.

Zv/Kryeministri Besnik Bislimi vlerësoi lart angazhimin e Çekisë  për të shtyrë para procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Kryediplomati çek ka takuar edhe Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani si dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Tv Klan