Endri Çekiçi ishte lojtari kyç në fitoren e Olimpija Ljubjana me Krsko të dielën në kampionatin slloven. Mesfushori shqiptar realizoi golin e parë dhe fitoi penalltinë që solli të dytin. Kjo fitore bën që Olimpija të forcojë pozitat në vendin e dytë që vlen për pjesëmarrjen në kupat e Europës.

“Jam shumë i lumtur që ndihmova ekipin drejt objektivit dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua, sepse goli të jep më shumë vetëbesim”.

Një tjetër sfidë për 22-vjeçarin, i cili më parë ka qenë pjesë e Shpresave, dhe tani synon Kombëtaren A.

“Kombëtarja gjithmonë varet nga vetë lojtari sa minuta ka dhe besoj se jam gati dhe tani gjithçka varet në dorën e trajnerit”.

Endri Çekiçi u transferua gjatë merkatos së Janarit tek Olimpija Ljubjana nga Dinamo Zagreb.

Tv Klan