Vlerësohet goli i realizuar në javën e 24

Endri Çekiçi është përfshirë në formacionin ideal për javën e 24 në kampionatin slloven.

Mesfushori me tipare sulmuese, e meritoi këtë vlerësim me golin e realizuar në fitoren 2 – 1 të Olimpija Ljubjanës në fushën e Alumnij.

Ky ishte goli i 10 në këtë sezon për Çekiçin. Ekipi i tij, Olimpija është kandidati kryesor për të fituar titullin kampion.

Tv Klan