Njëri prej tyre me roveshatë në barazimin me Trabzonspor

Endri Çekiçi ishte shënuesi për Koniasporin në barazimin 2-2 me Trabzonsporin në javën e gjashtë të kampionatit turk. Futbollisti shqiptar realizoi të 2 golat, njëri prej tyre me roveshatë.

Një paraqitje e shkëlqyer e Çekiçit, i cili i dha 1 pikë me vlerë Koniasporit ndaj një kundërshtari të vështirë, duke u afruar kështu me zonën e kupave të Europës.

Në fushë ishte edhe Sokol Cikallashi, i cili edhe pse nuk shënoi krijoi probleme në zonën kundërshtare.

Tv Klan