Marrin shërbim pacientët e parë

Spitali Rajonal Memorial i Fierit ka çelur dyert këtë të enjte duke ju ofruar shërbim pacientëve të parë.

Veç konsultave me mjekët shqiptarë dhe turq, në rastet e nevojshme është ofruar dhe shërbimi imazherik për disa pacientë, që janë paraqitur përmes sistemit të referimit nga shërbimi i urgjencës kombëtare.

19 mjekë shqiptarë dhe 7 turq  janë vënë në dispozicion të pacientëve dhe premtojnë shërbim cilësore.

57 infermierë dhe 7 teknikë imazherie po ashtu janë pjesë e shërbimit në spitalin Memorial të Fierit. Spitali Memorial i Fierit ka një kapacitet prej 150 shtretërish por ende nuk ka asnjë të shtruar. 

Spitali do te të menaxhohet nga staf i përbashkët shqiptaro-turk dhe do të ofrojë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardio-vaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë, etj.

Tv Klan