“Shifra më të ulëta të kriminalitetit në vend”

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela thotë se gjatë 2019-s pati rritje të kultivimit të kanabisit në vend. Gjatë raportimit vjetor në Komisionit të Ligjeve, në përgjigje të pyetjes së ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i interesuar për shkaqet e këtij fenomeni, Çela listoi bashkitë ku është konstatuar rritja e shifrave të lëndës narkotike.

Por Çela ndërkohë thotë se viti që lamë pas ka sjellë shifra më të ulëta sa i takon kriminalitetit. Kryeprokurori flet për vështirësitë që hasen me mungesën e prokurorëve pas nisje së procesit të vettingut. Por deputeti Adnor Shameti duke u nisur nga të gjitha problematikat që janë hasur në sistemin e drejtësisë gjatë zbatimit të Reformës në Drejtësi propozon një rishikim të sajin.

Ndryshe shprehet kryetari i Komisionit të Ligjeve, që e sheh të parakohshëm rishikimin. Opozita jashtë parlamentit, në mënyrë të përsëritur ka kritikuar Reformën në Drejtësi dhe ka kërkuar rishikim të sajin.

Tv Klan