Nga Durrësi, Kryeprokurori Olsian Çela, ka kërkuar hetim të plotë për të gjitha rastet e dyshuara për krime zgjedhore. Prokurorët duhet të veprojnë pa vonesa dhe të kenë rezultate konkrete tha ai. Prokurori i Përgjithshëm komentoi edhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit. 

Aktualisht në të gjitha prokuroritë më juridiksion të përgjithshëm dhe në Prokurorinë e Posaçme janë mbi 150 kallëzime të bëra nga partitë politike, po edhe individë të dyshuar për krime zgjedhore.

SPAK ka regjistruar për hetim 39 procedime penale, ndërse pjesa tjetër janë në fazë verifikimesh. Hetimi i krimeve zgjedhore është kompetencë e Prokurorisë së Posaçme. 

Klan News