“Çelësi i Tiranës” për Gherado Bosio – TV KLAN

“Çelësi i Tiranës” për Gherado Bosio

Veliaj: Krenar për trashëgiminë urbanistike

Familja e arkitektit dhe urbanistit të njohur italian, Gherardo Bosio, i cili hodhi themelet e godinave kryesore në Tiranë është nderuar me “Çelësin e qytetit”. Ishte vetë Kryebashkiaku Erion Veliaj që ia dorëzoi simbolin e qytetit mbesës së arkitektit, duke i shprehur mirënjohjen për veprat e lëna pas prej tij.

“Ndoshta, për ata që janë për herë të parë në Tiranë, nuk e dinë se sa i famshëm ka qenë gjyshi dhe stërgjyshi juaj, por gjithë ky qytet është projektuar prej tij. Ne jemi shumë krenarë sepse është pjesë e trashëgimisë sonë”.

Kryebashkiaku shtoi se qyteti mundohet t’i rikuperojë dhe t’i ruajë ndërtesat për t’ia lënë trashëgimi brezave.

“Edhe në këto ditë të vështira që po kalon Shqipëria, ku shpeshherë ndërtesat historike të trashëgimisë, vandalizohen, qyteti mundohet që t’i rikuperojë në kohë rekord, t’i ruajë, për t’ia lënë trashëgimi brezave. Kur shoh se si debatet mbi çfarë duhet të qëndrojë në qytet, pra ndërtesat e vjetra, të degraduara, apo ndërtesat e përkohshme, për të vetmen gjë që nuk ka debat janë ndërtesat e Bosios, që ka themeluar, le të themi, një arkitekturë të re në Shqipëri, që janë bazat e çfarë është estetike, e bukur dhe çfarë është me vlerë në qytetin tonë”.

Krahas planeve urbanistike, Bosio në Tiranë realizoi Universitetin, Akademinë e Arteve, Stadiumin “Qemal Stafa”, Kryeministrinë, Hotel Dajtin, Pallatin e Brigadave etj.

Tv Klan

Kategori
AktualitetTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione