“Vjeshta e Tiranës” ka vazhduar sot me një ekspozitë pikture. Leon Çika dhe Adnan Kastrati kanë ekspozuar sot pikturat e tyre. Kameramani, fotoreporteri dhe piktori i njohur Leon Çika, ka marrë pjesë në shumë ekspozita kombëtare ku nuk kanë munguar dhe çmimet, siç është dhe “Çmimi Kombëtar” i vitit 1994, ku pikturat e tij janë ekspozuar dhe jashtë Shqipërisë. Punimet e tyre janë të mbushura me kolore ku piktorët kanë shprehur talentin e tyre duke fiksuar me bojë pjesë nga realiteti dhe emocione të jetuara, por faktin më interesant është se shumica e pikturave të Kastratit dhe Çikës, janë kërkuar për t’u blerë që dje.

Pamje nga ekspozita e pikturës ./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj