“Thesare nga Biblioteka e Arkivit” titullohet ekspozita e cila u çel ekspozita nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Kalanë e Tiranës

Në ekspozitë janë shfaqur 11 antikuarë dhe 4 libra të rrallë, mes të cilëve, “Vepra nga Shën Gregori, Papë”, 1608, “Athanasi i Aleksandrisë”, 1686, “Histori e vjetër e egjiptianëve, kalcedonasve, asirianëve, babilonasve, etj., vol. XV”, nga Charles Rollin, përkthyer greqisht prej Aleksandros Kangelarios, Antonio Bortoli, 1740, “Jeta e Maria Terezës së Austrisë”, Pjesa I, 1788. “Gjeografi gramatike”, nga Georgios Fatzeas, 1760 dhe “Fjalori francez” nga Sami Frashëri i vitit 1882, të cilat gjenden në bibliotekën e arkivit.     

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ministrja e Kulturës, znj. Elva Margariti, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Prof.As.Dr. Ardit Bido dhe administratorja e Kalasë së Tiranës Klodiana Toptani. 

Në fjalën e saj ministria e Kulturës falenderoi Kalanë e Tiranës e cila kthehet shpesh herë në një hapësirë jo vetëm argëtimi apo relaksi, por dhe si një hapësirë që flet për artin dhe për historinë.

“E pranova me shumë kënaqësi këtë ftesë dhe për faktin se të gjitha këtë thesare përçojnë vlera të larta dhe për të gjithë kërshërinë që kemi të gjithë ne për t’iu afruar këtyre vlerave, për të parë këto thesare të fshehura. Fola pak më parë edhe me kolegët e arkivit dhe zbulova me kënaqësi që gjaët periudhës së pandemisë është bërë një punë e palodhshme e cila e nxjerr në pah akoma dhe më tepër këtë pasuri. Të gjithë thesaret e bibliotekës, një biblioteke e fjetur për 30 vite, tashmë janë të digjitalizuara”, tha Maragariti.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Prof.As.Dr. Ardit Bido u shpreh se: “Këto antikuarë janë një pasuri e rrallë e kombin tonë të cilat janë fshur nga sytë e publikut për vite të tëra. Ne brenda një viti ja kemi arritur që atë magazinë të futur librat në thasë, ta kthejmë në një bibliotekë të mirëfilltë që sot është e aksesueshme nga të gjithë. Prej një viti kushdo që do të shohë libra të rrallë, si këto, të cilat nuk i gjejmë dot edhe në Bibliotekën Kombëtare, e ka tashmë të mundur të vijë në sallën e studimit të arkivit dhe t’i studiojë”.                       

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për 3 ditë nga data 15 deri më 17 qershor, nga ora 18:00 deri më 22:00.  /tvklan.al