Përmes 50 imazheve unike dokumentohet viti i parë i agresionit rus

Qendra për Hapje dhe Dialog, pjesë e Agjencisë për Bashkëqeverisje në Kryeministri, ka çelur ekspozitën fotografike me titull “Ukraina, një krim lufte”. Ku nëpërmjet 50 imazheve unike, është dokumentuar viti i parë i agresionit Rus në Ukrainë.

“Është vërtet një rastësis shumë fatlume që kjo ekspozitë po organizohet në të njëjtën kohë kur do të kemi edhe samitin së bashku me Ukrainën javën e ardhshme. Do të kemi mundësi ta ndajmë edhe me delegacionin ukrainas.”

Imazhet sjellin për shikuesin momentet e konfliktit, katastrofën humanitare të luftës. Aty zbulohet jo vetëm zhvendosja e miliona njerëzve në një realitet drithërues, por edhe historitë e tmerrshme të shkatërrimit dhe viktimave.

“Fotot e kësaj ekspozite janë pjesë e librit me të njëjtin emër ku janë përzgjedhur imazhe nga 83 fotoreporter nga 23 vende të botës. Fotot janë dëshmi e ngjarjeve shkatërruese që kanë ndodhur në tokën ukrainase gjatë vitit të parë të pushtimit rus.”  

Ekspozita “Ukraina: Një krim lufte” shërben si një dokument historik i vitit të parë të kësaj lufte. Ky libër i prodhuar dhe botuar nga FotoEvidence, përbëhet nga 540 faqe me 366 fotografi. Ekspozita do të jetë e hapur për një muaj, deri më 23 Mars në ambintet e COD në kryeministri.

Klan News