Ekspozohen 18 portrete të personaliteteve të artit dhe kulturës

Është çelur në Fishtë të Zadrimës, ekspozita e dytë personale prej materialesh të ricikluara, e artistit kosovar Nagip Tashi. Në këtë ekspozitë, autori paraqiti 18 vepra, mozaike portretesh të personaliteteve të shquara të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndër 18 personazhet e hedhura në kornizë, vetëm një prej tyre jeton dhe ajo është Fahrije Hoti, e cila për vetë veprën e saj jetësore është renditur krah figurave me vlerë kombëtare.

Por kjo ekspozitë nuk mund të realizohej kaq bukur pa mbështetjen dhe bashkëpunimin e Ardjane Pajazit drejtuese e Kultplus në Kosovë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një javë, ndërsa veçantia e punimeve të ekspozuara pritet të tërheqë një numër të lartë vizitorësh.

Tv Klan