Në një deklaratë për mediat nga Parku Olimpik, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se janë rreth 50 mijë vota që do të vlerësohen për kandidatët në 9 qarqe të vendit. Ndërkohë, ky proces ka përfunduar për Kukësin, Shkodrën dhe Dibrën.
Ai foli me shifra sa i takon fletëve të votimit që kanë mbërritur në vend nga diaspora dhe atyre që janë shqyrtuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“201 956 dërgesa apo dokumentacion zgjedhor unik të dorëzuar nga DHL-ja të KQZ. Zarfe të DHL-së të dërguar në KQZ, unike. Janë zgjedhës që e kanë kthyer mbrapsht fletën e votimit nëpërmjet këtij shërbimi. Janë 353 dërgesa të tjera postare unike, ku zgjedhësit kanë kthyer mbrapsht zarfin jo nëpërmjet DHL-së. Nga 353, 107 janë shqyrtuar e vlerësuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në total, janë 202 063 numri i dokumentacionit zgjedhor që ka vlerësuar deri tani KQZ. Pra, kemi evituar termin zarfi A dhe zarfi B, sepse krijuan konfuzion për t’i kuptuar e interpretuar.
Shifra e fundit, është numri i dokumentacionit zgjedhor unik për çdo zgjedhës që ka shqyrtuar KQZ. Numri total i fletëve të votimit, jo çdo zarf ka patur në 100% të rasteve të tij zarfin B apo e anasjellta. Apo edhe zarfe që nuk kanë patur brenda fletën e votimit.
201 795 numri i fletëve të votimit, të vlerësuara, prej të cilave 199 824 janë fletë votimi të vlefshme. 1971 janë fletë votimi të pavlefshme. Janë 201 795 votues nga jashtë! Po ta vëreni dhe ta konstatoni, nga numri total i zarfeve të mbërritur, ato që janë shqyrtuar, ka kuptim logjik”, deklaroi Celibashi.
/tvklan.al