Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka inkurajuar të rinjtë shqiptarë që të angazhohen në proceset demokratike të vendit. Ai u ka bërë thirrje që të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Inkurajoj të rinjtë shqiptarë që të angazhohen në proceset demokratike të vendit dhe të marrin pjesë në votimet e datës 25 Prill2021. Zgjidh, voto, vendos”, tha në një postim Celibashi.

Më 25 Prill kanë mundësi që të votojnë për herë të parë 107 024 të rinj. /tvklan.al