Pavarësisht furtunës politike që ka shkaktuar prej ditësh kontrata e lobimit 6 mln Dollarëshe e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka sqaruar se selia blu nuk e ka detyrim ligjor që ta depozitojë atë përpara zgjedhjeve të 11 Majit.

Në një konferencë për mediat, Ilirjan Celibashi ka kujtuar afatet ligjore që detyrojnë partitë apo koalicionet për të depozituar të ardhurat dhe shpenzimet jo më vonë se 31 Marsi i vitit pasardhës.

I pyetur lidhur me dorëzimin e fletëve të votimit të diasporës për zgjedhjet e 11 Majit, Celibashi sqaroi se brenda dy javëve pritet të dorëzohet edhe pjesa tjetër e zarfave.

Deklaratat Celibashi i bëri teksa në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u testuan pajisjet teknologjike më të cilat në Vorë dhe në njësinë 10 në Tiranë do të votohet elektronikisht. Kryekomisioneri tha se janë marrë masa për të mos përsëritur asnjë problematikë që ka ndodhur në të shkuarën.

Tv Klan