Celibashi: Organizimi zgjedhjeve, sfidë për shkak të kohës

Dy ditë pasi u votua në Kuvend, komisioni i ri që do administrojë zgjedhjet në vend morri zyrtarisht detyrën. Nuk mungoi një shtrëngim duarsh mes ish-kryetarit Klement Zguri dhe komisionerit të ri të zgjedhjeve, Ilirian Celibashi.

Celibashi e cilësoi një sfidë të vështirë organizimin e zgjedhjeve të 25 Prillit nisur nga koha e mbetur.

“Eshtë një sfidë e vështirë e imponuar edhe nga koha. Qoftë veprimtaria ime si Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, por edhe e KQZ do të karakterizohet nga disa parime kryesore si: integriteti, paanësia dhe transparenca”, tha Celibashi.

Një nga prioritetet e këtij komisioni do jetë aplikimi i teknologjisë në zgjedhje dhe në mënyrë të veçantë përdorimi i saj në numërimin e votave. 

“Do bëjmë të mundur gjithçka që na lejon ligji që ky proces të jetë ligjor, por edhe koha ka rëndësinë e vet”, tha Celibashi.

Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, komisioni i ri zgjedhjeve është organizuar në një strukturë të re, ku veç komisionerit dhe nënkomisionerit, funksionojnë edhe Komisioni Rregullator dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Tv Klan