Kutitë hapen për këdo që i kërkon

Komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve shpreh gatishmërinë për t’i dhënë mundësi çdo subjekti që ka dyshime për procesin zgjedhor të rishoh se çfarë ka brenda kutive te votimit.

“Kanë ardhur disa kërkesa për këqyrje të materialeve por ne ashtu siç e parashikon kodi do t’i japim çdo mundësi”.

Në vlerësimin e tij për aq kohë sa kishin në dispozicion Celibashi vlerëson se institucioni që drejton ka bërë gjithçka për mbarëvajtjen e procesit dhe 4 ditë pasi shqiptarët shprehën vullnetin e tyre në kutitë e votimit, ai mendon se ia ka dal të ishte një proces edhe pse nuk është mbyllur zyrtarisht, sa i takon punës se KQZ i gjithëpranuar.

“Nga pikëpamja institucionale them se ia kemi dal”.

 Celibashi shpjegon dhe formulën që përdoret për të llogaritur se kush nga deputetët do të arrije të marre mandatit pavarësisht se nuk renditet në listë fituese.

Ne zgjedhjet e 25 Prillit për herë të parë u përdor teknologjia për identifikimin biometrik në të gjithë vendin, por u pilotua dhe votimi dhe numërimi elektronik në njësinë 10 në kryeqytet, dhe të dyja proceset sipas Celibashit e kaluan testin.

Tv Klan