Në një konferencë me gazetarët, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka paralajmëruar ata emigrantë që duan të shesin apo të blejnë votën se do të shoqërohen me sanksione të rënda penale, që do të thotë nga 3 deri në 5 vite burg.

 “Nëse votuesit duan ta shesin, blejnë apo tregojnë, është çështje e tyre. Do të thotë se kanë llogaritur edhe pasojat penale. Nëse një fenomen i tillë ndodh, ai shoqërohet me sanksione penale të rënda, deri në 3, 4 apo 5 vite burgim,” tha Celibashi.

Celibashi tha se vendosja e të dhënave personale, konkretisht numri i tyre i telefonit dhe adresa e e-mailit nuk përbëjnë një problem ligjor por është një dobi për shërbimin postar, por edhe për vet emigrantët votues.

“Duke parë që e përmisojnë procesin e shpërndarjes, për asnjë aryse ne nuk shikojmë problem ligjor në radhë të parë, por nuk shikojmë risk të shtuar nga sa më parë mund të ketë patur risk për rrjedhën e këtyre të dhënave, pra të numrit të telefonit dhe adresës së e-mail”, tha Celibashi.

/tvklan.al