Për kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi procesi i votimit më 11 Maj i përmbushi standardet.

Ai theksoi shpallja e rezultatit të zgjedhjeve kur u krye votimi elektronik në Vorë dhe në njësinë 10 në Tiranë u shty me kërkesë të PD-së.

Celibashi u bëri thirrje palëve për vetëpërmbajtje duke shtuar se brenda së Martës do të ketë një rezultat paraprak.

“Në vlerësimin tonë, procesi ka shkuar në pjesën e tij dërrmuese në përputhje me të gjitha rregullat dhe standardet. Të gjithë duhet të kemi durimin të presim numërimin e këtyre votave. Prandaj është e rëndësishme që të ketë qetësi dhe vetëpërmbajtje nga të gjitha palët politike për këtë proces.

Në kushtet e një skepticizmi, kemi vlerësuar që të përmbushim edhe kërkesën për shpalljen e rezultatin për njësinë 10 dhe bashkinë e Vorës, pasi të ketë filluar procesi i tabulimit të rezultatit për KZAZ-të ku është votuar në mënyrë manuale”, u shpreh Celibashi.

TV Klan