Kryetari i KQZ nga Korça: Procesi duhet të përfundojë sa më parë

Të nevojshme e cilëson kryetari i KQZ Ilirian Celibashi një reformë të re zgjedhore. Ai deklaroi nga Korça, se procesi duhet të mbyllet sa më parë dhe jo të lihet për në minutën e fundit siç ka ndodhur më parë.

Celibashi u pyet nga gazetarët edhe nëse do të ketë sanksione për komisionerët që kanë tjetërsuar vota në zgjedhjet e 25 Prillit të këtij viti.

Kryetari i KQZ u ndal edhe te Reforma Territoriale dhe sipas tij çështja e hartës së re administrative i takon të vendoset nga partitë dhe qeveria.

Klan News