Në ditët e fundit të fushatës zgjedhore Komisioneri i Zgjedhjeve ka pritur në zyrën e tij Prokurorin e Përgjithshëm, Drejtuesin e SPAK-ut dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë për të folur për koordinimin ndërinstitucional në funksion të garantimit të integritetit të zgjedhjeve.
Në njoftimin e KQZ-së thuhet se u prezantuan të dhëna mbi numrin e kallëzimeve të bëra lidhur me krimin zgjedhor, por këto shifra nuk bëhen publike në këtë njoftim.
Pjesë e diskutimeve ishte edhe procesi i votimit nga jashtë vendit sa i takon sigurisë së dërgesave postare dhe garantimin e të drejtës së diasporës.
Sipas të dhënave të Tv Klan deri në datën 24 Prill janë bërë 70 kallëzime penale dhe në javën e shkuar 26 raste janë gjetur elementë të krimeve zgjedhore ndaj kanë nisur hetimet.
Tv Klan