Kreu i KQZ, Ilrijan Celibashi në konferencën me gazetarët në lidhje me procesin e votimit të emigrantëve për zgjedhjet e 11 Majit nuk mendojnë se do të kenë 100% e numrin të votuesve, pasi sipas tij as në eksperiencat botërore nuk ka ndodhur një gjë e tillë, edhe pse do të ishte idealja.

“Ideale do të ishte që 100% të votuesve të votonin dhe 100% të fletave të mbërrinin, por në dijeninë time dhe eksperiencat më të mira botërore nuk ka ndodhur që 100% fletat e votimit të mbërrijnë dhe 100% të kthehen mbrapsht në isntitucionin përgjegjës”, tha Celibashi.

Celibashi theksoi edhe njëherë se rëndësinë e adresave të e-mail dhe numrave të telefonit. Ai tha se më shumë i shërben vet atyre pasi me anë të këtyre të dhënave ata mund të gjurmojnë në çdo moment se ku ndodhet fleta e votimit.

Në lidhje me këtë çështjen e njoftimit të votuesve nga DHL. Numrat dhe adresat e e-mail i ndihmojnë edhe vet votuesit për të gjurmuar se ku është zarfi i tyre. Është një element që u shërben atyre më së pari për të ditur se ku është fleta ime e votimit, është në KQZ, është në avionin e DHL, është në filan shtet, apo është në qytetin ku unë banoj”, tha Celibashi. 

Sa i përket se kur njoftohen votuesit nga jashtë Celibashi tha se: “Që në momentin që DHL e fut në sistemin e vet në procesim i dërgon një njoftim zgjedhësit që është gati”.

/tvklan.al