Celulari që premton të përmirësojë jetën tuaj seksuale

Celulari që premton të përmirësojë jetën tuaj seksuale

23:21 28/09/2019

Përdoruesit e smartfonave duhet t’i hedhin pajisjet e tyre luksoze për një “telefon budalla” me karakteristika të kufizuara.  Këtë pretendojnë krijuesit e celularit minimalist, i cili premton të përmirësojë jetën tuaj, të ndihmojë shikimin tuaj dhe me shumë mundësi të forcojë jetën tuaj seksuale.

Mudita Pure është i ashtuquajturi “telefon budalla”, pasi nuk ka aplikacionet e fundit të teknologjisë. Ky celular përmban alarmin, kalendarin, mesazhet, thirrjet, një aplikacion për të mbajtur shënime dhe një kohëmatës meditimi.  Në vend të një ekrani që jemi mësuar të shohim në celularë, Mudita Pure përdor një ekran të quajtur E-ink, i cili ndihmon shikimin tuaj, pasi përdor vetëm ngjyrën e zezë dhe të bardhë.

“Përdorimi i tepërt i ekraneve dixhitale, të cilat lëshojnë dritë blue, mund të çojë në lodhje dhe irritim të syve, vështirësi në përqëndrim, si dhe dhimbje koke. Ndërsa Mudita Pure është përshtatur për ta bërë leximin më të thjeshtë, duke mos lodhur sytë tuaj”, shpjeguan krijuesit e tij.

Duke u bazuar në një kërkim që kanë bërë, ata thanë se 86% e përdoruesve së smartfonëve kontrollojnë celularët e tyre ndërkohë që janë duke biseduar me të tjerët. Gjithashtu një e treta e tyre janë më të interesuar në smartfonët e tyre sesa në marrëdhëniet seksuale.

Mudita Pure ju mundëson të riktheni vëmendjen te të afërmit dhe partnerët tuaj, duke iu kushtuar rëndësinë dhe intimitetin e duhur.

Nga ana tjetër, bateria e këtij celulari mban deri në 5 ditë. Gjithashtu dizajni i tij i bardhë është tërheqës, duke qëndruar larg iPhone dhe Samsungut, që dominojnë tregun dhe xhepat e njerëzve./tvklan.al





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi