Një grua që pret në radhë teksa përdor celularin. Skena është e njohur, por ka diçka ndryshe te pajisja që ajo mban në dorë.
Celulari duket si një iPhone transparent. Pajisja është bërë virale dhe përdoruesit e rrjeteve sociale janë bërë kureshtarë. Disa kanë hamendësuar se mund të jetë celulari i ri i Nokia që shitet £30,000.
Në fakt, diçka e tillë nuk ekziston.
‘Celulari’ transparent është një copë akriliku i quajtur “metacelulari”, i krijuar për “të zëvendësuar ndjesinë” e të paturit një celular.
@askcatgpt Completely clear phone spotted in San Francisco on May 14…?!? Wtf?????? 🤭🤫 Link in bio for more deets. (NOT SPONSORED)
♬ original sound – CatGPT
Vajza në video e ka sqaruar duke thënë: “Kjo copë e vogël akriliku duket si artifakt fizik që i përgjigjet direkt tensionit kolektiv që ne ndiejmë për pajisjet tona të cilat duhet të na ndërlidhin mëshumë, ndërsa në fakt kanë efektin e kundërt.”
“Metacelulari” mund të jetë një zgjidhje unike për fiksimin pas teknologjisë,por përdoruesit në TikTok kanë shprehur kundërshtimin e tyre lidhur me të. Ata thonë se njerëzit nuk janë të foksuar pas pajisjes, por pas aplikacioneve./tvklan.al