
Censi, në Tetor pilotimi për 12 mijë familje
Për herë të parë edhe regjistrimi i banesave
Në Tetor do të nisë projekti pilot i Censit të Popullatës, ku do të intervistohen 12 mijë familje, ndërsa në fillim të vitit 2020 Instituti i Statistikave do të nisë zbatimin e regjistrimit të popullatës në të gjithë vendin.
Ndryshe nga Censet e mëparshme, projekti që do të zhvillohet tani do të përfshijë edhe regjistrimin e banesave.
Censusi i popullsisë dhe banesave në vitin 2020 do të jetë i fundit i cili do të bëhet përmes anketimit. Të dhënat që do të dalin prej tij do të hidhen në një regjistër elektronik i cili më pas do të përpunojë çdo vit numrin e popullatës për njësitë vendore, edukimin e tyre apo gjendjen ekonomike.
Ky regjistrim bëhet 9 vjet pasi është bërë censi i fundit demografik i popullatës, ndërsa parashikohet gjobë me vlerë 100 mijë lekë për ata që refuzojnë të bëhen pjesë e pyetësorit. Në pyetjet e pyetësorit përfshihet edhe etnia e besimi fetar, por ndryshe nga hera e shkuar përgjigja është me dëshirë.
Tv Klan