Paraditen e sotme janë bërë publike të dhënat e Censusit të Popullsisë dhe Banesave për Shqipërinë 2011, ku ndodhen numri i të gjithë njerëzve, banesave dhe pronave brenda territorit shqiptar.

Për të diskutuar mbi këtë çështje në emisionin “Opinion” ishin të ftuar drejtoresha e Institutit të Statistikave, Ines Nurja, zv. Ministrja e Integrimit Grida Duma, përfaqësuesi i minoritetit grek në Shqipëri, Thoma Miço, sekretari për programin në PS, Ilir Beqja, eksperti i ekonomisë Artan Hoxha dhe analisti Eduart Zaloshnja./tvklan.al