Nëse ai humbet gjyqin mund të paguajë deri në 2 miliardë dollarë nga pasuria e tij

Musk do të jetë dëshmitari i parë në një gjyq për të mbrojtur rolin e tij në blerjen e SolarCity prej 2.6 miliardë dollarësh nga Tesla. Aksionerët kanë paditur Musk dhe anëtarët e bordit Tesla, duke pretenduar se marrëveshja e vitit 2016 ishte fitimprurëse vetëm për kompaninë e makinave.

Sipas “CNBC”, ata gjithashtu pretendojnë se blerja rezultoi në pasurimin “e paligjshëm” të familjes Musk, anëtarët e së cilës ishin ndër aksionerët më të mëdhenj. Sipas tyre, Musk dhe të tjerët nuk e kanë bërë marrëveshjen transparente, por ky i fundit insiton se ai ka qenë i “tërhequr” në negociatat mbi shit-blerjen.

SolarCity u themelua në vitin 2006 nga Peter dhe Lyndon Rive, kushërinj të Elon Musk.  Në vitin 2016, Tesla bleu kompaninë e energjisë për 2.6 miliardë dollarë.

Vitin e kaluar, anëtarët e bordit të emëruar vendosën për shitjen e kompanisë te Tesla për 60 milionë dollarë, por nuk pranuar shkeljet e pretenduara. Musk, personi i dytë më i pasur në botë, ishte i pandehuri i vetëm që zgjodhi ta çonte betejën në gjykatë.

Tesla dhe Musk po përballen me shumë procese gjyqësore të tjera, duke përfshirë një mbi paketën e kompensimit të Musk dhe një numër hetimesh federale sipas regjistrave financiare të vetë kompanisë.

Klan News