Shqipëria e nisi Europianin 2025 të peshëngritjes me një rezultat mjaft të mirë. Arbër Çerçizi u pozicionua i katërti në stilin e shkëputjes me 145 kg.
Ai u klasifikua gjithashtu i pesti në dygarësh me 316 kg të ngritura në shtangë. Paraqitja ishte mbresëlënëse për sportistin që debutonte në arenën ndërkombëtare.
Në konkurrimin e peshës deri 73 kg duhej të konkurronte edhe Briken Calja, por kampioni i shumëfishtë nuk ia doli të kalojë lëndimin në mes dhe në kofshë.
Tv Klan