Anglia dominon në Champions League. Në fazën çerekfinale janë ende të gjithë ekipet, Manchester City, Manchester United, Liverpool dhe Tottenham.

Hera e fundit ishte 10 sezone më parë. Liverpool ishte i fundit që u kualifikua pas ndeshjeve të së mërkurës, duke mundur 3 – 1 Bayern në Mynih.

Ekipet e tjerë çerekfinalistë janë Barcelona, Juventus dhe dy surprizat Porto dhe Ajax. Shorti do të hidhet të premten ku do të vlejë për fazën çerekfinale dhe atë gjysmëfinale.

Nuk ka më pengesa dhe mund të përballen edhe ekipe nga e njëjta federatë, por edhe në përballje e mundshme mes Ronaldo dhe Messi. Në historinë e tyre këto ekipe janë të suksesshëm, pasi pjesa më e madhe janë shpallur më parë kampion të Europës.

Tv Klan