Forcat e sigurisë parakalojnë në sheshin kryesor të Prishtinës

Edhe në Kosovë janë organizuar disa aktivitete në përkujtim të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Toga Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka parakaluar të hënën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Edhe pse në një mot të ftohtë, të shumtë ishin qytetarët që e ndoqën nga afër këtë ceremoni, ndërsa rrugët e Prishtinës i ishin mbushur me flamujt kuqezi.

Tv Klan