8 Korriku propozohet ditë zie në Gjermani

Funerali i ikonës së futbollit gjerman, Franz Beckenbauer do të mbahet në një ceremoni private. Lajmi është zbuluar nga gazeta gjermane “Bild” që konfirmon se të pranishëm në varrimin e 78-vjeçarit të ndjerë do të jenë familjarë dhe miq të ngushtë të kampionit të botës.

Ndërkaq, siç njoftoi kancelari i shtetit bavarez, në Mynih do të ekspozojë një libër ngushëllimesh, ku përfaqësues të klubit të Bayern Munich dhe më pas simpatizantë dhe tifozë të Kajzerit do të lënë shënim ngushëllimet dhe kujtimet për Beckenbauer.

Duke iu referuar mediave gjermane, vendi ku do prehet trupi i tij mbetet ende i panjohur, gjithsesi, ideja është që ai të vendoset pranë djalit të tij të ndjerë në Mynih.

Nderimet për legjendën, dy herë kampion i Botës, një herë si futbollist dhe një herë si trajner kanë qënë të shumta. Sfidat e programuar për këtë fundjavë në Gjermani do të nisin me një minutë heshtje, teksa lojtarët do të mbajnë në krah shirita të zi.

Kujtimi për një legjendë si Beckenbauer pritet të jetë i gjatë për popullin gjerman. Një ditë zi kombëtare është propozuar tashmë, me verdiktin që do të jepet nga parlamenti vendas.

Në kërkesën e propozuar është kërkuar data 8 Korrik, që korrespondon me fitimin e Kupës së Botës në Romë, ku Beckenbauer e drejtoi kombëtaren gjermane nga stoli. Gjithashtu, Beckenbauer mund të ‘pagëzojë’ turneun e Kupës së Gjermanisë, i cili pritet të mbajë emrin e dy herë fituesit të Topit të Artë.

Klan News