Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në brigadën e tankeve në Zall Herr, sot ushtarët e rinj kryen betimin me rastin e fillimit të shërbimit ushtarak. Këta 600 të rinj, sot dolën nga jeta civile dhe u inkuadruan në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ushtarët e rinj, formonin 6 njësi e brigada të të gjitha llojeve të armëve të forcave tokësore, si këmbësoria, artileria, tanke, xhenio, kimia, si dhe artileria kundërajrore. Me këtë rast ishin të pranishëm Ministri i Mbrojtjes Ismail Lleshi, zv/shefi i shtabit të përgjithshëm kolonel Mehmet Musai, si dhe komandanti i forcave tokësore, gjeneral brigade Kostaq Karoli./tvklan.al