Pak minuta pas nisjes së ndeshjes është mbajtur dhe ceremonia e mbylljes së Euro2020. Në Wembleyn e tejmbushur gjithçka ka qenë magjike, pasi ceremonia ishte e menduar në detaje.

Me një koreografi speciale që ishte përgatitur nga organizatorët, tifozët shijuan momentet e fundit para nisjes së ndeshjes.

Në mes të fushës qëndronte trofeu, por ishte menduar dhe për historinë e këtij kompeticioni ku u treguan skuadrat që kanë ngritur në qiell trofeun në vitet e shkuara.

Pas ceremonisë magjike, tashmë i është lënë vendi lojtarëve që të dhurojnë spektakël për tifozët e pranishëm dhe të gjithë sportdashësit në mbarë botën./tvklan.al