Ky është momenti ku Presidenti amerikan Joe Biden shfaqet i pikëlluar në krah bashkëshortes së tij teksa me dorë në zemër i dha lamtumirën e fundit Mbretëreshës Elizabeth e II.

Biden nënshkroi gjithashtu librin e ngushëllimeve teksa u shpreh se bota ishte me fat që pati për 70 vite një Mbretëreshë si Elizabeth e II.

Në mesin e zyrtarëve të fundit që po i japin lamtumirën Mbretëreshës ishin edhe Ursula Von Der Leyn, Charls Michel, Emmanuel Macron, Justin Trudeau, Mbreti i Spanjës. Mbi 500 liderë nga e gjithë bota pritet të marin pjesë në furneralin e mbretëreshës këtë të hënë.

Ceremonia mortore pritet të mbahet nën kushte të rrepta sigurie. 10 mijë persona do të angazhohen në mbarvajtjen dhe ruajtjen rregullit dhe sigurisë ku përfshihen ushtarakë, marinarë. Nuk do të mungojnë as monitorimet me helikopterë nga ajri.

Qytetarët do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e tyre Mbretëreshës deri në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Ceremonia mortore zyrtare do të nisë në orën 11:00 të paradites dhe do të pasojë më  pas në orën 11:55 në mbajtjen e dy minutave heshtje.

E gjithë ceremonia pritet të transmetohet në radion dhe televizionin kombëtar. Ajo do të shfaqet falas nga mbi 120 kinema në të gjithë Britaninë, ndërsa parqet, sheshet dhe katedralet do të vendosin gjithashtu ekrane për ngjarjen e madhe ceremoniale. Sipas njoftimeve të qeverisë britanike, hotelet në Londër janë të mbushura në 95% të kapaciteteve.

Mbretëresha Elizabeth II vdiq më 8 Shtator. Ajo mbretëroi për 70 vjet, duke u bërë monarkja britanike që ka qëndruar më së gjati në fron.

Tv Klan