Disa shtete kanë kërkuar që ato të vendosen në dispozicion sa më shpejt për të rigjallëruar turizmin

Një certifikatë dixhitale për të filluar udhëtimet në vendet e huaja duhet t’u jepet qytetarëve anembanë BE pa diskriminim para Verës. Qëllimi është që të mundësojë cilindo që vaksinohet kundër Covid-19, ose që ka rezultuar negativ ose është rikuperuar kohët e fundit nga virusi të udhëtojë brenda BE.

27 shtetet anëtare do të vendosin se si të përdorin certifikatën e re dixhitale. Pasaportat e vaksinave janë përballur me kundërshtime nga disa shtete anëtare të BE-së lidhur me shqetësimet se ato janë diskriminuese.

Disa argumentojnë se ato do të lejonin një pakicë që të bënte udhëtime pa kufizime ndërsa të tjerët, të tillë si të rinjtë që nuk shihen si përparësi për vaksinim, vazhdojnë të përballen me masa të tilla si karantina.

Një çështje tjetër e ngritur ka qenë se të dhënat për efikasitetin e vaksinave nga bartja ose kalimi i virusit janë të paplota. Duke folur në Bruksel, Komisioneri Evropian i Drejtësisë Didier Reynders tha se certifikata dixhitale e propozuar do të ishte për të gjithë qytetarët e BE, familjet e tyre kur ata largohen nga BE ose jetojnë jashtë.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mirëpriti planin, i cili ai tha se do të lehtësonte ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe do të ndihmojë në rritjen e turizmit dhe ekonomisë që mbështeten shumë tek ky sektor.

Propozimi i Komisionit Evropian përcakton që çdo shtet anëtar i BE që lejon udhëtarët e vaksinuar të anashkalojnë kufizime të tilla si karantina duhet të pranojë certifikata nga shtetet e tjera brenda bllokut në të njëjtat kushte. Vaksinat duhet të jenë të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Këto përfshijnë Pfizer-BioNTech, Moderna, Oxford-AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, por jo vaksinat e Rusisë Sputnik V apo Kina Sinovac dhe Sinopharm.

Klan News